Berisha nuk do të ketë zyrë në selinë e re të PD
Kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk do ketë zyrë në selinë e re të Partisë Demokratike e vendosur tashmë në godinën e SHQUP. Sipas gazetës Panorama në godinën e re të PD-së nuk është duke u përshtatur asnjë zyrë për ish-themeluesin e kësaj force politike.


Në javën e dytë të shtatorit, ai do të lërë zyrtarisht edhe zyrën në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që rreth një muaj më parë i la pasardhësit të tij, Lulzim Bashës, zyrën e katit të tretë të godinës së vjetër të Partisë Demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori