Berisha: Nuk do e hap unë seancën, ky Parlament i drogës
I takon atij si deputeti më i vjetër i kësaj legjislature por Sali Berisha refuzon të hapë seancën e parë të Parlamentit të ri ditën e nesërme. Ish kryeministri dhe kryetari i PD-së, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, njofton se nuk do të jetë ai që do të hapë punimet e Kuvendit nesër pasi kjo mazhorancë sipas tij është ngritur mbi mashtrimin, krimin, paratë e drogës, njofton Albeu.com

"Une refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit.
Mazhoranca e Piktorit eshte ngritur mbi mashtrimin, krimin, parate e droges!

Te dashur miq, une dua t'ju sqaroj pse refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit te ri. Kjo nuk ka asnje lidhje me faktin se ne kaluam ne opozite. Por sepse kjo mazhorance erdhi ne pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato te Papandreut ne Greqi. Papandreu mashtroi greket duke iu deklaruar se "parate jane por duhet te jemi ne" pra duhet te me votoni mua per te dale nga kriza. Miku i tij ne Shqiperi, Piktori i deshtuar, duke perdorur si deshmitar te rreme Ilir Meten, iu premtoi shqiptareve se sherbimi shendetesor do te jete falas pa kontribute, legalizimet do behen falas, çmimet do ulen per te gjitha ushqimet dhe energjine per te gjithe shqiptaret, taksat do ulen per 95 % te shqiptareve, do te krijoje 300.000 vende pune dhe te perndjekurit do ti demshperbleje brenda dy viteve, madje me 25 euro per diten e vuajtjes. Por per te arritur keto duhet te me votoni.

Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu zhyti shume thelle Greqine ne krize ndaj dhe qytetaret i prene bileten dhe ai u zhduk. Se shpejti me siguri kjo do ndodhe edhe me Edi Ramen ne Shqiperi. Kjo mazhorance nuk qendron sepse eshte ngritur mbi mega mashtrimin, parate e droges dhe krimit te organizuar. sb", shkruan në Facebook Sali Berisha.

Nëse Berisha (1944) refuzon të bëjë diçka të tillë atëherë hapësi i seancës së nesërme pritet të jetë deputeti i dytë më i vjetër në moshë dhe sipas asaj që na rezulton ne është socialisti Namik Dokle, dy vjet më i vogël se Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori