Berisha: Nuk dëshmoj më për 21 Janarin, Rama meriton burgim të përjetshëm!
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se ai nuk ka se çfarë dëshmon më për 21 Janarin.

Sipas tij, Edi Rama po e përdor këtë çështje politikisht para zgjedhjeve.

“Çfarë ka pasur Berisha për të dëshmuar, i ka dëshmuar. Kjo është një farsë elektorale e Edi Ramës, që nuk u kujtua tetë vite për hetim, por e la tani dy muaj para zgjedhjeve. Sikundër kaloi një ligj për t’i bërë dëshmorë një vit më parë dhe ua dha certifikatën dy muaj para zgjedhjeve,” tha Berisha.

Sipas Berishës, Edi Rama meriton dënim të përjetshëm për grushtin e shtetit dhe sulmin ndaj qeverisë.

“Komandantin e grupit të zjarrit e ka zgjedhur kryetar bashkie,” tha Berisha, duke theksuar se ngjarja pati tronditur edhe NATO-n.

“Sekretari i radhës i OSBE e ka quajtur përpjekje për grusht shteti,” tha Berisha.

Sipas tij, Rama nuk doli më i fortë pas kësaj situate, pasi humbi zgjedhjet disa muaj më vonë

“Mesazhi është se institucionet kushtetuese nuk mund të pushtohen dot,” tha Berisha, duke hequr paralele edhe me sulmin mbi Kapitol.
Shtuar më 21/01/2021, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori