Berisha ngushëllon familjen Llosha
Ish-kryeministri sali Berisha ka shprehur ngushëllime për familjen Llosha, duke thënë se kjo është tragjedia e rradhës në minierat e Peshkopisë, Bulqizës dhe zonave përreth.

Berisha u shpreh se i bën thirrje prokurorisë që ta hetojë rastin dhe të vërë përpara përgjegjësisë personat që janë përgjegjës për dy vdekjr të rëna në minierë.

Postimi i Berishës

E diele e zeze per familjen Losha!

Dy minatore humben sot jeten ne nje miniere! Mediat njoftojne se ata mbeten ore te tera pa ndihme mjekesore!
Te dashur miq, kjo ishte nje e diele e zeze per familjen Losha. Dy kushurinjte, Miftar dhe Albert Losha, minatore, humben jeten ne minieren e Selishtes tek punonin edhe te kete te diele per familjet e tyre per kafshaten e gojes. Mediat njoftojne se ata te plagosur rende dhe ne gjendje shoku, mbeten shume ore pa ndihme pasi, per shkak te terrenit, as ambulanca nuk shkonte dot tek vrima e vdekjes, galeria qe i kishte zene ata.

Se pari, iu shpreh ngushellimet e mia me te thella familjeve te viktimave.

Se dyti, theksoj se gjate ketij viti, si rezultat i shthurjes se plote ligjore dhe kontrollit te masave te sigurise, kemi numerin me te larte te aksidenteve ne miniera. Keshtu, ne minierat e Peshkopise, Bulqizes dhe rretheve te tjera minerare te vendit, kete vit kane humbur jeten mbi 10 punerore teknik e minatore.

Prandaj i bej thirrje prokurorise te beje nje hetim te plote mbi kushtet e sigurise ne minierat tona dhe te hetoje ne menyren me serioze mbi shkaqet e ketij aksidenti fatal, te nxjerre pergjegjesite ligjore per cdo drejtues, pronar apo teknik miniere qe ndermarrin punime ne zona te rrezikshme ku nuk sigurohet dot dhenia ne kohe e ndihmes se pare dhe transporti me shpejtesi ne qendrat e specializuara! sb /Albeu.com/

Shtuar më 30/08/2015, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori