Ish-trajneri i Chelsea injoron Premier League: Më përpara drejtoj skuadër në Japoni

Andre Villas-Boas ka pohuar se do të donte të drejtonte një skuadër në Japoni, në vend që të kthehej në Angli pas kohëve të tij zhgënjyese në Chelsea dhe Tottenham.

Menaxheri i Marseille mbërriti në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2011 pasi fitoi në sezonin më parë ligën, kupën dhe Ligën e Evropës me Porton.

Por koha e tij në Chelsea zgjati vetëm nëntë muaj dhe ai u shkarkua në mars 2012. E njëjta gjë i ndodhi edhe me Tottenham, edhepse qëndroi më gjatë, përcjell lajmi.net.

“Unë kam thënë tashmë që ata kanë më shumë të ngjarë të më shohin në Dakar Rally (Villas-Boas mori pjesë në 2018) sesa të kthehem në Premierligë”, tha Villas-Boas për RMC.

“Gjeografikisht, unë do të doja të isha në Japoni. Unë dua të zbuloj kulturën japoneze dhe futbollin japonez”, vazhdoi portugezi.


Shtuar 6.05.2020 12:36