A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit? Ish-deputeti bën deklaratën e fortë

Ish-Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme.

Bogdani ngre pyetjen nëse është shitur ishulli i Sazanit, ndërkohë që pohon se ditët e fundit e pastrojnë nga ferrat, sepse flitet që do vijnë “investitorët” nga Afrika e Veriut për ta inspektuar!

Reagimi i plotë:

A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?

Keto dite po e pastrojne nga ferrat, sepse flitet qe do vijne “investitoret” nga Afrika e Veriut per ta inspektuar!

(Behet fjale per pjesen Veri-Lindore te ishullit, perballe Vlores)

Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di), nese eshte e vertete eshte tùrp historik dhe bábezi unike!

Nese eshte e vertete (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a eshte shfrytezuar gjendja e pándemise dhe Covidit per t’u bere me tender sekret dhe kush ka qene ai i marre qe ka márre gùximin ta firmosi nje procedure te tille!!! /albeu.com/


Shtuar 13.06.2020 15:18