Berisha ngre alarmin: Mbi 100 pacientë tek Infektivi ku ndodhen babë e bir me koronavirus!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur alarmin mbrëmjen e sotme pasi në rrjetet sociale shkruan se në Spitalin Infektiv ku janë të shtruar dy pacientët e infektuar më koronavirus, ka edhe pacientë të tjerë me sëmundje të tjera infektive.

Berisha shkruan se janë më shumë se 100 paciantë që nuk janë larguar drejt një ambienti tjetër, ndërsa kujton deklaratën e kryeministrit Edi Rama se janë gati 130 shtretër për rastet me koronavirus.

Reagimi i plotë:

Mashtrim skandaloz i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise!

Te semuret me Koronavirus i shtrojne ne Spitalin Infektiv ku jane te shtruar mbi 100 te semure me semundje te tjera infektive

Pasi deklaruan dite me pare se kane gati spitalin infektiv me 130 shtreter per rastet me koronavirus, rezulton se keta te semure po shtrohen vertet ne Spitalin e Semundjeve Infektive por ai eshte plot me te semure me semundje te tjera infektive.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem kriminal qe kercenon ne menyren me serioze jeten e te semureve te shtruar me semundje te tjera ne ate spital dhe perhapjen me shpejtesi te epidemise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim tejet te rrezikshem per te semuret ne Spital dhe mbare shoqerine.

Per kete qellim eshte urgjente lirimi i njerit prej spitaleve te Qarkut te Tiranes dhe perdorimi i tij ekskluzivisht per te semuret me coronavirus. sb
Shtuar më 09/03/2020, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori