Berisha nga Korça: Rama kërkon të marrë monopolet e ushqimeve
Rruga Miras-Bilisht në qarkun e Korçës, është një nga rrugët e inauguruara sot nga kryeministri Berisha i cili prej disa javësh ka ndërmarrë një fushatë inaugurimesh të përfundimit të veprave publike.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se kërkon të marrë monopolet e ushqimeve me heqjen e TVSH-së së tyre.

“Ne do t`ju mbrojmë ju nga konkurenca ndërkombëtare e pandershme. Duke ardhur tek ju pash fushat me grurë, çfarë premton pala tjetër me papërgjegjshmëri totale, do t`i heq TVSH-në për grurin. Ti heqësh TVSH-së grurin do të thotë që asnjë nga ju të mos ketë leverdi për të mbjellëasnjë një kalli grurë. Ata duan të marrin monopolet e ushqimeve” tha Berisha.

Në vijim të fjalës së tij Berisha premtoi rritjen e rrogave e pensioneve dhe trefishim te granteve per fermeret.

“Politika jonë është rritje rrogash 700 dollarë, pensionet tuaja 150 dollarë, rrogë minimale 350 dollarë, sepse qytetarët duhet të kenë fuqi blerëse dhe ne ua krijojmë këtë mundësi, votoni për të mbrojtur djersën tuaj, të prodhoni gjithnjë më shumë e jo t’u konkurrojë qumështi i lopëve me 3 euro në ditë për kokë lope, ata që hedhin farën e grurit me avion, ne u mbrojmë”- tha ai.
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori