Berisha-Newman: Shqipëria, rol pozitiv në rajon
Kryeministri Berisha është takuar sot me ambasadorin e Australisë për Shqipërinë, Jeremy Roger Newman, me rastin e përfundimit të misionit të tij. Ambasadori Australian Newman vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të vendit gjatë kësaj periudhe, si anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen spektakolare ekonomike të Shqipërisë, në dallim nga trendi ndërkombëtar, të cilat u bënë të mundura nga reformat e thella dhe të gjithanshme të qeverisë shqiptare.

Ndër të tjera, ambasadori australian vlerësoi kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë, në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, në veçanti në Afganistan, por edhe rolin konstruktiv e të rëndësishëm, në shërbim të paqes, stabilitetit, e sigurisë në rajon.

Nga ana e tij Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Newman për kontributin që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke u shprehur se me mbarimin e misionit të tij, largohet si një mik i Shqipërisë dhe se është gjithnjë i mirëpritur në vendin tonë.
Shtuar më 03/03/2011, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori