Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg,
Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me studentė dhe drejtues tė Shkollės
Politike tė Tiranės dhe tė asaj tė Prishtinės, qė tė dy kėto projekte tė Kėshillit tė Evropės, qė synojnė formimin e politikanėve tė rinj.
Pjesmarrėsit nė takim falenderuan Kryeministrin pėr mundėsinė qė u dha tė bashkėbisedonin si dhe nėnvizuan kėnaqėsinė dhe krenarinė qė Shqipėria kryesonte Kėshillin e Ministrave tė Kėshillit tė Europės.
Kryeministri i pėrgėzoi studentet e dy
shkollave politike pėr pjesėmarrjen nė to, duke e vlerėsuar kėtė program si njė mundėsi shumė tė mirė pėr thellimin e dijeve dhe formimit politik me vlerat e demokracisė, qė janė nė zemėr tė Kėshillit tė Europės.
Nė vijim,
Kryeministri ilustroi prioritetet e Presidencės shqiptare tė Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė Europės, tė mishėruar nė moton "Tė bashkuar nė diversitet"
Kryeministri iu pėrgjigj interesimit tė studentėve tė
shkollave nga Shqipėria dhe Kosova, nė lidhje me rolin e tė rinjve nė politikė dhe njė shoqėri demokratike nė kushtet e krizės botėrore, promovimin e vlerave morale si toleranca dhe harmonia ndėrfetare, qė shqiptarėt mund ti japin si shembull nė kuadėr tė Kėshillit te Europės, ku shkėlqen roli i shqiptarėve gjatė holokaustit, rolin e Shqipėrisė nė kuadėr tė Presidencės pėr afrimin e Kosovės me KiE, etj. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2012,
ora 18:44