Berisha në Strasburg: Jemi gati për zgjedhje sipas standardeve; Sërbia të pranojë pavarësinë
Albeu.com
Në fjalën drejtuar kryeministrit Sali Berisha në Strazburg ku po zhvillon punimet Sesioni vjeshtor i Alamblesë Parlamentare të KE-së, Nan Der Linden tha se “Nën drejtimin tuaj, qeveria shqiptare ka hedhur hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, ka forcuar gjyqësorin, dhe ka ngritur eficecën e administratës publike.Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria që ai drejton është vlerësuar maksimalisht nga presidenti i asamblesë Parlamentare të KE-së, Rene Van Der Linden. Në fjalën drejtuar kryeministrit Sali Berisha në Strazburg ku po zhvillon punimet Sesioni vjeshtor i Alamblesë Parlamentare të KE-së, Nan Der Linden tha se “Nën drejtimin tuaj, qeveria shqiptare ka hedhur hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, ka forcuar gjyqësorin, dhe ka ngritur eficecën e administratës publike. Ne si Asamble Parlamentare do të vazhdojmë të inkurajojmë dhe mbështesim përpjekjet e qeverisë shqiptare për të përmbushur kriteret dhe rekomandimet e KE-së”. Van Der Linden teksa ka theksuar rëndësinë që ka nënshkrimi I MSA’së për Shqipërinë, nuk ka harruar të përmendë edhe zgjedhjet vendore, që sipas tij do të provojnë vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me reformat dhe demokracinë funksionale ndërsa KE është gati të vazhdojë të asistojë në arritjen e këtij qëllimi.

Nga ana e tij kryeministri Berisha ka u ka premtuar zyrtarëve të lartë evropian zgjedhje të lira dhe demokratike. “Unë e ftoj Asamblenë Parlamentare të KE t`i monitorojë nga afër këto zgjedhje, tha kryeministri Berisha. Qeveria e ka përcaktuar si perparësinë më madhore të saj, rivendosjen dhe funksionimin e shtetit ligjor, luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimin e sistemit kleptokratik etj.”, tha ai. Sipas Berishës, rritja me 30 përqind e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë sezonit të fundit turistik, është një tregues se vendi të cilin ai përfaqëson është një ndër vendet më të sigurta. Berisha theksoi faktin se sipas Qendrës Ndërkombëtare të Luftës kundër Krimit të organizuar në Bukuresht, trafiku i drogës po spostohet nga vendi ynë.

Gjtaë fjalës së tij kreu i ekzekutivit shqiptar prezantoi nismën e re të qeverisë “Shqipëria një euro”. “Së fundi, qeveria ka shpallur nismën “Shqipëria një Euro”, me të cilën investitorët e vendeve tuaja mund të hyjnë në Shqipëri, duke paguar një Euro, të regjistrojnë biznesin e tyre me një Euro, të disponojnë tokën për 99 vjet për truall industrial, ndërtime turistike apo përdorim bujqësor, me një Euro të shfrytëzojnë ujin teknologjik, të marrin miniera apo hidrocentrale në përdorim për një Euro, të gëzojnë një sërë shërbimesh dhe tarifash të tjera me një Euro. Prandaj edhe perzemersisht ju lutem te inkurajoni investitoret e vendeve tuaja te investojne ne vendin tim”, tha ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme në të cilën Kryeministri Sali Berisha, u ndal, ishte edhe çështja e Kosovës, e cila sipas tij gjatë shekullit që shkoi ishte problemi më madhor i krizës ballkanike.

“Unë besoj se zgjidhja e drejtë e çeëhtjes së Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës është ngushtësisht e lidhur me stabilitetin e Shqipërisë, por edhe fqinjëve të tjerë Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe me paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin. Me keqardhje konstatoj se me gjithe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Beograd, pas rënies se regjimit te Milosheviçit, me gjithë dallimet thelbësore që ekzistojnë midis udhëheqjes së sotme serbe dhe nomenklaturës së djeshme komuniste, në qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës, sërish, dominon mungesa e realizmit. Si dëshmitar i zhvillimeve te Ballkanit në dy dekadat e fundit, dëshiroj t’ju rikujtoj se nuk mungon ngjashmëria midis skenarit të kushtetutes së Serbisë së mesit të viteve 80-të dhe skenarit kushtetues të vjeshtës 2006 të Beogradit.”, tha zoti Berisha.

“Jam i bindur se ndryshimi i kufijve aktuale ndërkombëtarë të Ballkanit do të mund të riciklonte konflikte me pasoja të rënda për rajonin.. Te mendosh ndarjen e Kosovës për të krijuar një shtet etnik të pastër, në një rajon ku shtete të tilla nuk egzistojnë, jo vetëm që nuk është e dobishme por është madje e rrezikshme. Mendoj se pavasia e Kosovës është vendimtare për zhvillimin ekonomik e social dhe stabilitetin e saj dhe atë rajonit.”, shtoi ai.

R.Çipuri/A.Mehdiu
Shtuar më 03/10/2006, ora 15:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori