Detyruan 13-vjeçarin të vidhte, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj në Tiranës, E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi detyruar një djalë të mitur të vidhte gjatë natës një lokal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pashaportë, një leje drejtimi dhe një kart identiteti të dyshuar të falsifikuara.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi kanë përvetsuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pashaportë, një leje drejtimi dhe një kart identiteti të dyshuar të falsifikuara. N

dërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur. /albeu.com/

 


Shtuar 28.08.2021 12:36