Berisha në Shkodër: Rruga rëndësi për zhvillimin
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë falenderoi qytetarët e Shkodrës për mbështetjen që ata i kanë dhënë partisë Demokratike gjatë ketyre viteve.

"Rruga që lidh Shkodrën me Malin e Zi dhe mbarë Shqipërinë është një rrugë që shërben për zhvillimin e qarkut të Shkodrës por edhe gjithë Shqipërisë. Rruga është e parametrave më të shkëlqyera. Është një hyrje dinjitoze për Shkodrën mijë-vjeçare. Në këto vite ne ndërtuan qindra kilometra rrugë në qarkun e Shkodrës. Në këto vite ne ndërtuam me qindra shkolla dhe punësuma me mijëra persona. Në këto vite ne dyfishuam pensionet në fshat" u shpreh Berisha.

Në vijim të fjalës së tij, për katër vitet e ardhshme Berisha premtoi marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. /albeu.com/


Shtuar më 05/06/2013, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori