Berisha: Në protestë në mbështetje të rinisë
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot thirrje për mbeshtetjen e te rinjve dhe të rejave që protestojne kunder armeve kimike në Shqiperi. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ata protestojne për shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine, kunder mashtrimit të Rames.


“Rinia e mrekullueshme shqiptare e tera ne proteste per shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine tone. Qeveria e vendosur ne premtimin e saj. Te gjithe ne proteste ne mbeshtetje te te rejave dhe te rinjve qe po protestojne kunder mashtrimit te Edi Rames dhe armeve kimike ne Shqiperi. Ata po protestojne per shendetin, jeten, dinjitetin, sigurine tone. Zoti i bekofte ata, familjet dhe protesten e tyre”- shkruan Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori