Berisha ne Presidence, vazhdon takimi
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin me Presidentin Bamir Topi. Kreu i qeverisë mbërriti në selinë e presidencës rreth orës 14:30 dhe ka qenë i shoqëruar së bashku kreun e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi.
Kreu i shtetit zhvilloi një takim edhe me krysocialistin Edi Rama në orën 12:00. Ai ka qenë i shoqëruar së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi. Takimi zgjati më shumë se sa 1 orë, por kreu i PS-së Rama nuk u prononcua për mediat rreth asaj çfarë ishte diskutuar.


Pas këtyre takimeve pritet të konfirmohet nëse presidenti u ka paraqitur ndonjë draft dokument për të arritur një marrëveshje që do çonte në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në orët e paradites Topi priti në zyrë ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio.
Shtuar më 16/02/2010, ora 21:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori