Berisha në Parlament: Mark Frroku, fytyra e vërtetë e Edi Ramës
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ish kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën për fshehjen e krimitMark Frrokut në Belgjikë. Sipas tij, Mark Frroku është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i cili bashkoi "bajlozët" e krimit për rrëzimin e tij nga pushteti.

Berisha vijoi se asnjë prej deputetëve të mazhorancës nuk e shqiptoi sot fjalën vrasje dhe sipas tij për këtë ngjarje të rëndë nuk duhej larguar vetëm ish Drejtori i Policisë Artan Didi, por duhej arrestuar bashkë me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

"Arrestuat Artan Bajraktarin, ish sekretari i PS-së për lagjen nr 9, mik i ngushtë i Saimir Shullazit, me shpresën se me hekura do i mbyllnit gojën. E akuzuat se fshehu kërkesën e Brukselit. Artan Bajraktari u tha se kam njoftur jo vetëm Didin por dhe Kryeministrin. Saimir Tahiri i ka shkuar në qeli duke shkelur cdo rregull dhe i është lutur. I ka shkuar para se të shkojë në gjykatë. Shpëtoi mirë Artan Bajraktari, sepse Durim Bamit I çoi Shullazin, këtij i shkoi vetë. Bajraktari doli më i ftuar", tha Berisha në fjalën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori