Berisha: Ne ne pushtet do rishesim Albtelekom, kompania u shit 7 here me pak
Pëlqej
Albeu.com
Me ardhjen ne Pushtet Partia Demokratike nuk do ta njohe si te ligjshem privatizimin e kompanise se telefonise fikse "Albtelekom". Keshtu u shpreh dje kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha.Keshtu u shpreh dje kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha gjate prezantimit te projektplatformes se hartuar nga KOP-i per telekomunikacionet ne vendin tone. Kreu i demokrateve tha se do te zhvillohet nje tjeter tender, ne te cilin do te marrin pjese kater firmat me prestigjioze te fushes se telekomunikacioneve. Duke e cilesuar si nje nga veprat abuzive me te medha te bera nga qeveria socialiste, Berisha u shpreh se mbi te gjitha abuzimi qendron ne vleren me te cilen eshte bere privatizimi i kesaj ndermarrjeje strategjike. "Por nuk jane vetem keto gjera qe e bejne kete privatizim abuziv dhe antiligjor, pasi procesi i privatizimit eshte bere ne periudhe parazgjedhore, dhe kjo gje ndalohet jo vetem nga legjislacioni i vendit tone, por edhe nga ai nderkombetar", tha Berisha. Lideri i demokrateve e akuzoi qeverine se ka larguar te gjithe konkurruesit qe kane ofruar me shume para per privatizimin e "Telekomit", "duke ia dhuruar me nje cmim qesharak nje firme anonime turke". "Cmimi me te cilin eshte shitur 'Telekomi' shqiptar eshte 7 here me i ulet se ai qe na eshte ofruar ne vitin 1996 dhe kjo pasi Nano e ka paraqitur ate si nje ndermarrje ne falimentim", tha Berisha. Ai nenvizoi se nuk eshte aspak e drejte qe qeveria socialiste nuk ka perfshire ne kete privatizim aksionet e qytetareve shqiptare, "te cilat e kane plotesisht te drejten te jene pjese e nje ndermarrjeje kaq te rendesishme per vendin tone". Nderkohe ne projektin e hartuar nga KOP-i dhe te prezantuar nga anetari i KOP-it Ylli Panariti parashikohej liberalizimi total i te gjithe sistemit te telekomunikacioneve ne masen 90 per qind. Ky eshte nje nga objektivat i cili do te sjelle si pasoje edhe uljen e tarifave telefonike qe qytetaret paguajne per kete sherbim. Por per arritjen e ketij objektivi se pari PD-ja angazhohet ne amendimin e ligjit per telekomunikacionet, duke premtuar se nje gje e tille do te behet pas cdo zhvillimi te ri qe mund te ndodhe ne kete fushe. news 24
Shtuar më 27/05/2005, ora 15:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori