Berisha në Lushnje, premton trefishim të granteve për fermerët
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në nisjen e punimeve per rikonstruksionin e rruges Lushnje-Vashaj. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë, vleresoi fermeret dhe banoret e zones per punen e mrekullueshme qe kane bere.


“Ftoj shqiptarët të vijnë në këtë komunë e të sodisin, të gjithë do mësojnë, urdhëroni serat në shpate, nuk ka fushë, ka vetëm kodër, fermerët e kanë qëndisur bukur shpatet e kodrave. Cfarë bëni ju për të nxjerrë të mira nga balta e tokës suaj, duke e vaditur me djersën dhe mundin tuaj, kodrat qendisen me ullishte, dru frutirë, këtu ju jeni Evropa, se ajo që ju mungon ju këtu, cfarë keni pasur ju në duart tuaja e keni ndërtuar, rruga është e vonuar, ajo po ndërtohet se e meritoni. Kjo rrugë për buxhetin nuk është e pakushtueshme, 1.1 mld lekë, po edhe 10 mld po të kushtonte ju e meritoni plotësisht”- tha Berisha.

Perpjekja e PD dhe qeverise sipas tij, eshtë që fermeret të begatohen me tokën gjithnjë e më shumë.

"Shqiptarët kudo që janë të mund të begatohen, në 4 vitet e fundit ne kemi financuar 42 mijë fermerë, do e bejme 165 milionë dollarë grantin për fermerët, kjo ju takon"- tha ai./albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori