Del fotoja, ky është i riu që u vra me armë zjarri në Vlorë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Vlorë, në fshatin Babicë, u gjet i vrarë me armë zjarri një 25-vjeçar i identifikuar se Xhuljan Bullari.

I riu nga Elbasani, me banim në Tiranë, ishte vrarë me një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore në vendin e quajtur “Qafa e Topit”.

Në makinën “Fiat Punto” ku i riu u gjet pa shenja jete, nuk kishte asnjë dokumentacion. Makina dyshohet të jetë në pronësi të një vajze nga Tirana, me të cilën policia po tenton të komunikojë.

Policia dhe grupit hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 14:13