Kryeministri Sali
Berisha mori pjesë sot në përurimin e aksit rrugor Hotolisht-Frarë në Librazhd. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë akuzoi kreun e PS-së se po mashtron popullin dhe se gjatë gjithë këtyre viteve ka ndjekur politikën e bllokimit.
"Me bllokimin e Ramës, u bllokuan
qindra e
qindra milionë euro për shqiptarët. Ndërkohë alternativa jonë është ndryshimi, ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i ujësjellësave, kanalizimeve, ndërtimi i shkollave", tha
Berisha.
Kryeministri premtoi se në mandatin e ardhshëm do të realizohet e gjithë infrastruktura rurale, që të jetë e barabartë me atë të qytetit.
Ndërtimi i kësaj rruge është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi i OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013,
ora 11:30