U vra me bukë në gojë! Ky është Keli, shqiptari që u ekzekutua me 4 plumba në Athinë (FOTO LAJM)

Kanë dalë pamjet e para të shqiptarit të vrarë mbrëmjen e shkuar në Greqi.  I riu, i njohur nga miqtë si Keli, 38-vjeç u qëllua me 4 plumba, dy në kokë e dy në bark.

Ai u gjet në gjendje të rëndë në vendin e krimit dhe humbi jetën gjatë natës në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda në trup. I riu u vra teksa po hante darkë në një lokal të zonës nga një person, i cili sipas dëshmitarëve u afrua qëtë afër viktimës dhe u largua me një makinë gri nga vendi i krimit.

Shqiptari, Keli, ishte një person i njohur për policinë greke, pasi është vënë nën hetim për vepra penale si trafikim droge dhe prostitucion por nuk është dënuar kurrë. I riu, ishte gjithashtu një person i njohur në zonë pasi ishte pronar i një klubi nate.

Sipas mediave greke, dyshohet se shkak për krimin mund të jetë prishja e pazareve të drogës./albeu.com/

 


Shtuar 4.10.2021 10:00