Berisha në Kukës: Çdo votë do e shndërrojmë në rrugë
Kryeministri Berisha inaguroi sot rikonstruksionin e rrugës Kukes–Shishtavec, Loti i II. Gjatë fjalës së tij para banorëve Berisha, tha se rikonstruksioni i rrugës, dhe investimet që po bëhen në këtë qark janë përcaktuese për një të ardhme të ndritur turistike për Shishtavecin.

“Mirënjohje për qarkun e Kukësit, i cili është kampion politik urojmë që në të ardhmen të jetë dhe kampion sportiv. Kam kënaqësinë që inagurojmë sot sëbashku këtë rrugë, një premtim i kahershëm për Shishtavecin, Zapotin dhe Topojanin, e cila ndihmon 15 000 banorë të këtyre komunave por rëndësia e saj është më e madhe. Bjeshkët e Shishatvecit janë potencialet më absolute më të mëdha të Shqipërisë. Rruga është vetëm përpjekja jonë e parë drejt këtyre maleve, rruga që po shkon, aeroporti ngjitur me to, përcaktojnë një të ardhme të ndritur turistike për Shishtavecin. Vec turizmit rëndësi të madhe ka zhvillimi i fermave bujqësore e blegtorale, kjo është zona e patatave më të mira të Shqipërisë. Nuk harroj, kur pak vite më parë më kërkuat tu nisja makinat e transportit të ushtrisë për transportin e patateve se rruga nuk kalohej, rruga është e kushtueshme por asgjë sdo të na pengojë që të ecim deri në destinacionin e fundit për të krijuar edhe një lidhje shtesë me Kosovën. Çdo rrugë që na bashkon me Kosovën do ndërtohet dhe rindërtohet në standardet më të mira ndërkombëtare” tha Berisha.

Berisha ka ftuar qytetarët të votojnë për alternativën që sjell punësimin dhe zhvillimin dhe jo atë që vetëm mohon dhe bllokon vendin nga përfitimet e statusit.


“Duke dëmtuar sipas mendjes së tij qeverinë, por në të vërtetë ai dëmton interes jetik të cdo shqiptari, sepse statusi i vendit kandidat do të sillte miliona euro falas nga KE investime për rrugë, ujësjellësa, shkolla, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë e të kenë infrastrukturën e qytetarëve evropianë. Duke bllokuar tre ligjet ai shkelmoi ëndrrën e cdo të riu shqiptar, që me statusin e kandidatit do kishin të drejtë të aplikonin për studime”- tha Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2013, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori