Abetarja e unifikuar, Berisha: Hapi i parë i madh në rrugën e përbashkët
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Update- Ashtu sikurse ishte paralajmëruar kryeministri Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të abetarës së përbashkët mes Shqipërisë edhe Kosovës. Duke ju drejtuar fëmijëve ai është shprehur se kjo abetare ishte realizuar pas disa vitesh përpjekje për liri.


"Abetarja ju dorëzohet pas shumë vitesh përpjekje për liri, ju dortyohet pas të gjitha armiqësive dhe pabesive të bëra. Ju duhet të jeni krenarë pasi ne i kemi kapërcyer të gjitha pasi jemi në trojet tona. Sot ne do të punojmë për bashkimin e shqiptarëve në projektin europian. Sot ne jemi më të vendosur për të punuar për paqen dhe stabilitetin në rajon edhe më gjerë. Shqiptarët janë një komb që dinë të mbajnë miqësirat. Abetarja është hapi i parë i madh në rrugën tonë. Projekte të tjera do të vijojnë, asgjë nuk kemi më të shtrenjtë se gjuhën tonë. Le ta shtrojmë atë edhe në sistemin parauniversitar" është shprehur Berisha duke falenderuar autorët e ketij teksti.


Nga ana e tij edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi e cilësoi këtë ditë historike dhe Prizrenin qytetin e mesazhit historik të bashkimit të shqiptarëve .
“Sot është një ditë e madhe historike për kombin dhe kulturën. Sot po implementojmë për herë të parë abetaren e përbashkët. Kjo është një arritje historike”- u shpreh kryeministri kosovar, ndërsa shtoi se kjo është abetarja e parë e përbashkët nga Shqipëria dhe Kosova e hartuar nga 4 autorë.


09:03- Kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Kosovë me rastin e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ceremonia pritet të zhvillohet në Prizren në Qendrën Sportive "Sezai Surroi’’në prani edhe të kryeministrit kosovar Hashim Thaci.

Më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com