" Shkaku i ketij
konflikti qendron ne
pushtimin e
territoreve te gjera nga
Armenia e mbeshtetur nga Rusia te Republikes se
Azerbajxhanit..."
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe
Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se shkaku i këtij
konflikti qëndron në
pushtimin e
territoreve të
Azerbajxhanit nga
Armenia, e cila mbështetet nga Rusia.
Postimi i plotë:
Lidhur me konfliktin azero-armen!
Miq, prej disa ditesh nje konflikt i armatosur me humbje seroze jetesh dhe plagoje te shumta te civileve dhe ushtarakeve zhvillohet midis Armenise dhe
Azerbajxhanit. Shkaku i ketij
konflikti qendron ne
pushtimin e
territoreve te gjera nga
Armenia e mbeshtetur nga Rusia te Republikes se
Azerbajxhanit, i cili ne perputhje me ligjin nderkombetar kerkon te vendose integritetin territorial dhe sovranitetin ne te gjithe territorin e vendit dmth edhe ne zonat qe prej vitesh mbahen te pushtuara nga
Armenia.
Kjo e fundit mban te pushtuar krahinen e Nagorny Karabakut qe gjendet ne zemer te
Azerbajxhanit dhe qe banohet kryesisht nga Armene e qe nderkombetarisht njihet si territor i
Azerbajxhanit por dhe territore te tjera te medha te ketij vendi qe ndajne Nagorny Karabakun nga
Armenia dhe qe jane te banuara teresisht nga popullsi azere.
Duke mbeshtetur plotesisht te drejten e ligjshme te
Azerbajxhanit per vendosjen e sovranitetit te plote ne te gjitha territoret e pushtuara prej mbi tre dekadash nga
Armenia me mbeshtetjen e ruseve i bej thirrje komunitetit nderkombetar te angazhohet me serozitetin me te madh ne zgjdhjen e plote te ketij
konflikti ne perputhje me aktet dhe ligjet nderkombetare duke i dhene fund pushtimit armen te
territoreve te Republikes se
Azerbajxhanit.
Shtuar më 29/09/2020,
ora 18:31