E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Berisha në Fushë Krujë, premton mbështetje për fermerët
Kryeministr Beisha zhvilloi sot në mesditë një vizitë në një pulari të Fushë-Krujës për të dhënë të tjera premtime për mandatin e tretë qeverisës. Kreu i qeverisë premtoi kreditim të fermerëve por edhe një rritje të punësimit me 30%.



"Është sektor i rëndësishëm ekonomik. Sot mishi i pulës përballon 30% të kërkesave të mishit. Do të bëjmë gjithçka për dyfishimin dhe mbidyfishimin e prodhimit ët tij në end. 1 miliard vezë në vit, prodhues i rëndësishëm që eksporton vezë në rajon e më gjerë. Gjatë 4 viteve edhe ky sektor do të rritet së paku me 30”, u shpreh kreu i qeverisë.

Berisha tha se në 8 vite është investuar më shumë se kurrë në Shqipërinë rurale.

“Sepse infrastruktura moderne, rrugët, shkollat, kanalizimet, ujësjellësi, vaditja, janë kushte themelore për funskionimin e ekonomisë në Shqipërinë rurale”, theksoi Kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori