Berisha në Facebook: Ky është laku i mjerimit
Pas Aleancës Kuq e Zi dhe liderit të Opozitës Lulzim Basha, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Rrogozhinës, ku një i dënuar për "dritat" variv eten në litar, ka reaguar edhe ish kryeminstri Sali Berisha.

Berisha e quan këtë "Laku i mjerimit", duke shtuar se "ky është një akt i shëmtuar skizoid i Edvin Kristaq Ramës, mercenarizem i turpshëm i fallangave të krimit në polici, i prokurorëve, gjykatësve mercenare, që zbatojnë në verbëri urdhërat e Edi Ramës". /albeu.com/

Ja postimi i Berishës në Facebook:

"Të dashur miq. Arrestojnë të semurin Q. Zela, me depresion, për 35 dollarë detyrim energji dhe e çojnë në vetëvarje. Ai mbahej prej dy muajve në qeli në burgun e sigurisë së lartë në Rrogozhinë në kushtet me ç’njerzore, gjë që e çoje atë në vetëvrasje, ndërkohe qe Moza kuqalashja, drejtoresha e arsimit për Tiranën, gjobiste me 6000 euro për cdo emërim në Tiranë. Ky është një akt i shëmtuar skizoid i Edvin Kristaq Ramës, mercenarizem i turpshëm i fallangave të krimit në polici, i prokurorëve, gjykatësve mercenare, që zbatojnë në verbëri urdhërat e Edi Ramës.

Duke shprehur indinjatën time më të thellë për këtë akt çnjerzor dhe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, i bej thirrje Presidentit te Republikes, si Kryetar i KLD, të ndërmarrë të gjitha masat ndaj gjykatësve të papërgjegjshëm që, në vend të adresimit në perputhje me aktin mendor të të sëmurve psiqike në spitalet përkatese, në shkelje flagrante të këtij akti, i dërgojnë në qeli për të vrarë vehten.

I bej thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë autoret, policët, prokurorët, gjykatësit e këtij akti kriminal dhe t’i vendose ata para ligjit.

Ju bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të shqyrtojnë gjendjen katastrofale në burgjet dhe paraburgimet e Shqipërisë!"

Shtuar më 28/12/2014, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori