Berisha në Durrës: Më 23 qershor, fitore si ajo e vitit 1992
Tre mijë të rinj janë anëtarësuar sot në Pardinë Demokratike për qytetin e Durresit. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Berisha i cili e konsideroi këtë fakt si dëshmi që PD sot më shumë se kurrë në historinë e saj ecën me idealet dhe vizionin e të rinjve europianë.


“Ju përgëzoj për vendimin e madh, që iu bashkuat partisë të dinjitetit njerëzor, të lirive dhe të drejtave tuaja dhe të ardhmes evropiane të shqiptarëve, e Shqipërisë së zhvilluar Shqipërisë evropiane. Ju anëtarësoheni në forcën kryesore të ndryshimit të shqiptarëve. Sot hyni në shtëpinë dhe banesën tuaj, në zemrën e zhvillimit të Shqipërisë”, theksoi Berisha.


Berisha u premtoi të rinjve jo vetëm qytetit të Durrësit se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për punësimin e tyre, duke ftuar sipërmarrësit e Durrësit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, por edhe ata nga Evropa dhe mbarë bota, që të vijnë në Shqipëri, të punësojnë të rinjtë shqiptarë dhe të njihen me aftësinë, energjinë dhe kualifikimin e tyre. Kryeministri u tha të rinjve se duke filluar nga nesër, ata së bashku të nisin punën për mbledhjen e çdo vote, për të rikthyer edhe njëherë atë që ai e quajti fitoren plebishitare të PD-së, fitoren e vitit 1992">1992. albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori