Berisha në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re
Kryeministri Berisha porostiti ministrat dhe administraten e tij të punoje me kapacitet te plote, perkushtim e devotshmeri deri diten kur Kuvendi te votoje qeverine e re.

“Detyra jonë është që deri ditën që Kuvendi të votojë kabinetin e ri, qeveria dhe administrata duhet të funksionojë me të gjitha kapacitete dhe xhiro të plotë, cdo lloj demotivimi është i pandershëm, i padenjë, i papranueshëm, administrata e vendit është pasuri kombëtare dhe duhet ta tregojë veten të funksionojë me kapacitet të plotë në përkushtim të madh deri ditën që do të votohet qeveria e re”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Gjatë mbledhjes kryeministri komentoi edhe mbi marreveshjen e TAP.

“Kjo perben arritjen me te madhe te Shqiperise pas anetaresimit ne NATO ne fushen stratetgjike. Procesi i integrimit ne BE eshte dominues, por aktualisht ky vendim eshte me strategjik per vendin dhe per shqiptaret, per zgjidhjen perfundimtare te problemit numer 1 qe ekziston per shume vende te botes, ate te energjise. Une garantova se marreveshjet e marra ne unanimitet ne Parlamentin shqiptare dhe kjo eshte garanci e plote se projekti do te kete mbeshtetjen totale te qeverise dhe te opozites neser ne Kuvend”- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori