Berisha ndryshon qendrim per projektin e qeverise se Nanos, Treni elektrik? Do e cojme deri ne Kavaje
Albeu.com
Qeveria Berisha nuk do ta preke projektin e trenit elektrik. Madje do ta zgjase ate "deri ne Kavaje", sipas asaj qe deklaroi dje kryeministri Sali Berisha. Perkunder notave te dyshimit te hedhura nga shume krahe gjate muajve te fundit, ky projekt i perfolur duket se ka perkrahjen e ekzekutivit te ri shqiptar, ashtu sic gezon te njejtin vleresim edhe kompania amerikane "General Electric". Kryeministri Berisha, pas bisedimeve me BB, deklaroi dje se ky projekt, jo vetem qe nuk do te lihet ne harrese, por duhet zgjeruar, duke perfshire edhe Kavajen, "ne menyre qe t'i sherbeje pjeses se vendit me nje popullsi me te dendur". Ne konferencen e shtypit, ne hotel "Adriatik" ne Durres, megjithate, kryeministri Berisha deklaroi se mbetet ende per t'u zgjidhur problemi i kreditimit te ketij projekti, qe aktualisht parashikohet nepermjet nje kredie tregtare, per cka ka patur verejtje nga BB. Keto deklarata u bene ne mbledhjen e pare mes Qeverise se re te Shqiperise dhe Grupit te Bankes Boterore.

Qellimet kryesore te ketij aktiviteti ishin konsultimi dhe diskutimi i Strategjise se re te Asistences per Shqiperine per vitet 2005-2009; shkembimi i pikepamjeve mbi programin e qeverise se re dhe rrugeve e mjeteve qe sigurojne mbeshtetjen e Bankes per te permbushur objektivat e Qeverise, si dhe rishikimi i ceshtjeve operacionale ne programin aktual te Bankes Boterore ne Shqiperi. Duke vene ne dukje se kontributi i Bankes Boterore ne Shqiperi ka qene i cmuar ne te gjitha fushat, kryetari i qeverise shqiptare ka kerkuar asistencen e ketij institucioni nderkombetar ne mbeshtetje te reformave qe parashikon programi qeveritar. Duke filluar nga reforma fiskale, ku, sipas zotit Berisha, kerkohet bashkimi ne nje te vetem te te gjithe bordeve aktuale financiare, dyfishimi i pagave e pensioneve dhe ngushtimi i dallimit midis pagave te administrates publike ne 1:5, deri ne shkurtimin dhe rritjen cilesore te kesaj te fundit me elemente te formuar jashte vendit. Berisha kerkoi ndihme edhe per realizimin e programit infrastrukturor, ku percaktoi si prioritare rrugen Durres-Prishtine, madje duke bere edhe propozimin "gjithperfshires" ne planin rajonal, per ta zgjatur kete segment deri ne Nish te Serbise.

Megjithate Berisha nuk ka ndare te njejtat opinione per te gjitha temat me Banken Boterore. Ai deklaroi dje se nuk eshte dakord qe TEC-i me i ri te ndertohet ne Vlore, duke qene se demton zonen turistike. Me mire do te ishte, sipas tij, te planifikohej ndertimi i nje numri TEC-esh me te vegjel ne kufi me Greqine, qe te furnizoheshin me gaz natyror. Edhe per Albtelekomin, "pataten perveluese" ne duart e qeverise se re, Berisha deklaroi se qeveria e re nuk e quan "fakt te kryer" shitjen e 76% te aksioneve te telefonise fikse turqve te kompanise Calik. "Nano veproi ne kundershtim me etiken, duke shitur nje kompani strategjike ne periudhe zgjedhjesh", deklaroi kryeministri shqiptar. Megjithate, ai u shpreh i hapur per t'ia nenshtruar vleresimin e procesit gjykimit te eksperteve nderkombetare. Ai i kerkoi BB ndihme edhe per dyfishimin e shpenzimeve publike ne drejtim te arsimit, qe aktualisht jane ne nivelin 2,6%, nga me te uletat ne rajon, theksoi Berisha, te shendetesise, etj. Ai njoftoi edhe synimin e kabinetit te tij qeveritar per zgjidhjen brenda nje viti te problemit te legalizimeve te ndertimeve pa leje dhe te zonave informale. Duke u ndalur ne luften kunder korrupsionit, kryeministri Berisha tha se llogaritet ne 466 dollare amerikane per fryme te popullsise shifra qe shqiptaret jane te detyruar t'u paguajne nepunesve te korruptuar te administrates shteterore, fonde qe duhet te kalojne ne investime, per te miren e perbashket, theksoi ai. G. Shqiptare
Shtuar më 13/09/2005, ora 14:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori