"
Ndryshimi i ka lënë socialistët tek
thana". Kështu është përgjigjur kreu i qeverisë, Sali
Berisha dje pas pyetjes së medias, për këtë vit që socialistët e quajnë si vit i ndryshimit.
Sipas tij, nëse ka një vend që po ndryshon me shpejtësi, kjo është Shqipëria.
"Në fakt, për fatin e keq
ndryshimi ata i ka lënë tek
thana, por edhe atyre ju uroj Vitin e Ri, sepse tjetër është problematika politike dhe tjetër është zemra dhe urimi .
Ndryshimi është një shpejtësi në Shqipëri e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Çfarë mund të presë ndonjë më shumë nga ky vend, i cili 20 vjet më parë ishte i famshëm vetëm për lajme të këqija, kur del sot në krye të Botës për shndërrimin e rritjes në mirëqenie, për shndërrimin e pasurisë në mirëqenie dhe pozicionohet nga vendet më kryesore", tha
Berisha dje pas vizitës tek foshnja e parë për vitin 2013 në maternitet.
Sipas tij, në qofte se drejtësia sociale, në qoftë se krijimi i klasës së mesme është një nga qëllimet më madhore të sistemit, më njerëzore që ka njohur historia në Shqipërisë, kjo po ndodh me shpejtësinë më të madhe. "Kështu që ata kanë mbetur atje ku thashë", përfundoi kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2013,
ora 09:41