Berisha: Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër ndërhyrjen e Policisë në televizionin Ora Neës.

Berisha shkruan se sulmi i vërtetë i policisë sipas tij, nuk është Ylli Ndroqi por gazetarët që investigojnë aferat sipas tij të qeverisë.

Ai i shkruan quan këto akte prej gangsterësh, ndërsa shton se Ylli Ndroqi është viktimë e guximit.

Reagimi i plotë i Berishës

Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetareve te Ora Neës!

Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora Neës ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.

Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij në trafik droge, por janë gazetarët, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative të tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, të Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte prej gangsteresh te narkopushtetareve qe deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e Ora Neës kurse sot te tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigimet e gazetareve te ketij televizioni jane versulur kunder tyre duke deshmuar qarte se Ylli Ndroqi nuk eshte akuzuar per shkak te pasurive te tij me origjine te dyshimte sepse te tilla jane Sarajet e Surrelit, pallati ne paje etj etj te Edvin Kristaq Xibrakes, por ai eshte viktime e guximit, profesionalizmit dhe pavaresise se gazetareve te mediave te tij. sb
Shtuar më 03/08/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori