E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Berisha-Nano, takimi javës tjetër
Takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, pritet të zhvillohet javën që vjen. Ditën e dielë, shefi i qeverisë do të udhëtojë drejt Italisë për një vizitë një ditore nga e cila do të kthehet të hënën në darkë.


Burime zyrtare pranë kryeministrit bëjnë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se ndonëse nuk ka një datë të caktuar për takimin me ish-kreun e PS-së ajo që dihet paraprakisht është se ai do të realizohet në godinën e Këshillit të Ministrave duke shmangur kësisoj takimethollet e hoteleve apo ambjentet e restoranteve luksoze në kryeqytet.

Megjithatë vend-takimi ende nuk është përcaktuar përfundimisht pasi në momentet e fundit mund të zgjedhin një vend jashtë godinës qeveritare sikundër mund të jetë Pallati i Brigadave. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori