VIDEO/ Shkëmbi përplaset me shtëpinë dhe përfundon në dhomë, shpëton mrekullisht pronarja

Një grua ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja kur një gur u përplas në shtëpinë e saj ndërsa ajo po shkonte drejt një divani.

Caroline Sasaki po shkonte të ulej në divan për të parë TV pak para mesnatës të së shtunës, kur një gur i madh u përplas me murin e saj dhe në përfundoi në dhomën e saj të ndenjes, duke shkatërruar muret e shtëpisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kishin shumë kohë që ishin zhvendosur në shtëpinë e tyre në Palolo Valley, Hawaii.

“Dëgjova zhurmën e fortë dhe guri kaloi pikërisht para meje”, tha ajo për CNN.

“Gjithçka që dëgjova ishte zhurma dhe më pas dikush më pyeti nëse isha mirë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Inspektorët e departamentit të planifikimit të qytetit po bëjnë vlerësimin e zonës, ndërsa shkaku i ngjarjes është ende nën hetim./Albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 17:32