Berisha: Mocioni per shkarkimin e Topallit, absurd
Pëlqej
Albeu.com
Mocioni “Topalli”, debate mes Ngjeles dhe Berishes. Opozita e care, Meta kunder PS: Ne duam rrezimin e Berishes.Kryeministri Sali Berisha e ka  quajtur “absurde” kerkesen e Partise Socialiste per shkarkimin e kryeparlamentares Josefina Topalli. “Ne tere historine e parlamenteve ky eshte rasti i pare i nje veprimi te tille absurd qe behet sepse mocionet normalisht behen ndaj qeverise dhe ky eshte rregulli universal, por per kete opozite rregulli universal nuk vlen” u shpreh Berisha. Zoti Berisha sqaroi me tej se mbledhja e djeshme u grupit parlamentar te PD, e cila u zhvillua ne oret e vona te mbremjes, ishte nje takim i zakonshem ne te cilen u be nje debat i hapur per rregulloren e parlamentit ne pergjithesi dhe per disa nene te saj ne vecanti. Ai nenvizoi me tej se diskutime per tekstin e rregullores lidhen me dobesite e verejtuar te disa neneve.  

Mocioni per shkarkimin e kryetares se Kuvendit i kerkuar nga Partia Socialiste ka shkaktuar debate te ashpra edhe mes kryeministrit Berisha dhe kreut te Komisionit te Ligjeve, Spartak Ngjela gjate nje mbledhjeje te paparashikuar te grupit parlamentar te Partise Demokratike qe ka filluar ne oret e vona te mbremjes deri pas mesnate.Sipas burimeve ne kete mbledhje te mbyllur “molla e sherrit” mes dy prej figuarve kryesore te Partise Demokratike ka qene menyra e votimit te kerkeses per shkarkimin e kryeparlamentares. Kryeministri Berisha propozoi qe votimi te behej i fshehte, por me elektronike, por Ngjela ka kundershtuar duke kerkuar qe votimi te ishte i fshehte, por me votim ne kuti, gje qe ka sjelle kundershtimin e ashper te Berishes ndaj Ngjeles. Ne vazhden e debateve kreu i komisionit te ligjeve shprehu edhe nje here rezervat e tij per drejtimin e kuvendit nga Topalli duke theksuar se kerkesa e socialisteve merr shkas pikerisht nga menyra e drejtimit qe sipas tijle per te deshiruar . Replikat e ashpra nuk jane kufizuar vetem ne binomin Berisha- Ngjela, por kane perfshire dhe zevendeskryeministrin Ilir Rusmajli kunder Ngjeles. Pas debateve te shumta, grupi parlamentar I PD nuk vendosi asgje per menyren se si do votohet mocioni per shkarkimin nga detyra te kryetares se parlamentit, Josefina Topalli.

Kuvendi do te votoje neser per shkarkimin ose jo te kryetares Jozefina Topalli. Me kerkese te Partise me te madhe te opozites, asaj Socialiste, Konferenca e Kryetareve vendosi dje qe t’ia leje ne dore Kuvendit, qe me voten e tij te miratoje ose jo mocionin per shkarkimin e kryetares. Te paket ne numer dhe te vetedijshem se pa 71 vota nuk mund te rrezojne dot Topallin, socialistet shpresojne ne rrjedhjen e ndonje vote nga aleatet e qeverise demokratike, qe jo pak here kane reaguar kunder qendrimeve publike te Topallit dhe nderhyrjeve te saja gjate seancave plenare. Nga ana tjeter, sekretari politik i PS-se Ben Blushi, kerkoi mbeshtetjen e aleateve socialiste, kunder Topallit. “Eshte koha dhe momenti per te ndare nese do te vazhdojne te jene aleate te qeverise apo te opozites”,- tha Blushi, duke i bere keshtu thirrje indirekte Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Socialdemokrate per te bashkuar votat. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se kerkesa e PS-se nuk ka lidhje me Kushtetuten, ligjet dhe rregulloren. “Do te vazhdoj ta mbroj Kushtetuten dhe ligjin”,- u shpreh ajo, pa dhene me teper argumente per mocionin.


Lufta e numrave
Socialistet do e kene te veshtire te mbledhin 71 vota per rrezuar kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Edhe nese mbeshteten nga deputetet e LSI-se dhe PDS-se, opozita nuk i formon 71 deputete. E tere shpresa e selise roze eshte varur ne ndonje rrjedhje vote nga deputetet aleate te qeverise, te cilet jo pak here kane shfaqur rezerva per menyren e organizimit dhe drejtimit te seancave nga kryetarja Jozefina Topalli. Por pervec ketyre, socialistet duhet te bindin edhe partite aleate, te cilat kerkeses per shkarkim te drejtueses se Kuvendit i jane stepur e nuk e kane mbeshtetur plotesisht. “Pavaresisht nga rezervat tona qe kemi per menyren e drejtimit dhe pavaresisht nga votimi yne, ne rast se do te kemi nje mocion ne Parlament, perseri ajo qe ka rendesi per t’u theksuar eshte se opozita nuk duhet te harxhoje energji me iniciativa periferike politike, por duhet te jete e perqendruar ndaj problemit kryesor sic eshte qeveria e Z. Berisha”,- tha dje lideri i LSI-se Ilir Meta. Sipas tij, opozita duhet te beje nje mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Sali Berisha. Edhe partite e vogla te majta si PAD dhe PDS e shohin me dyshim kerkesen e socialisteve kunder Topallit, duke mos dhene konsensusin e plote per te.

Procedura
Per kerkesen e opozites per shkarkimin e Topallit, deputetet do e japin qendrimin e tyre me vote te fshehte. Per t’u quajtur i votuar, mocioni duhet te marre plot 71 vota. Arsyet qe cuan Partine Socialiste per te kerkuar shkarkimin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, kur s’jane bere ende gjashte muaj pas miratimit te saj, ishin vendimet e saja per nxjerrjen nga rendi i dites te dekretit te presidentit per anetaren e Gjykates se Larte Gjinovefa Gaba, si dhe kerkesa per shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Ne nje mbledhje te grupit parlamentar, socialistet vendosen te kerkojne shkarkimin e Topallit, duke e argumentuar me faktin se nga ana e saj po shfrytezohej pozicioni per presione politike. Ne kerkesen e tyre, socialistet u shprehen te bindur se do te perkraheshin jo vetem nga partite e majta parlamentare, por edhe nga ato te djathta, ku parashikohej nje rrjedhje e votave te mazhorances ne saj te votimit te fshehte.

Ben Blushi
Per ne mbetet shqetesim fakti qe disa parti te vogla opozitare akoma nuk kane percaktuar nje qendrim ne raport me nje kerkese politike te PS-se per shkarkimin e kryetares se Kuvendit. Ne kemi vendosur qe t’u bejme atyre dhe nje thirrje te fundit qe t’i bashkohen nismes se PS-se.

Ilir Meta
Ne kemi bere te qarte pakenaqesite dhe rezervat tona ndaj drejtimit te disa seancave nga kryetarja. Por opozita nuk duhet te harxhoje energji me iniciativa periferike politike, por duhet te beje nje mocion mosbesimi ndaj kryeministrit.

Jozefina Topalli
Degjova qe z.Blushi tha se kjo eshte nje kerkese per te shkarkuar kundershtarin politik. Une do te vazhdoj ta mbroj ushtetuten dhe ligjin. Kerkesa e PS-se nuk ka lidhje me Kushtetuten, ligjet dhe rregulloren.
Gazeta Shqiptare
Shtuar më 21/02/2006, ora 16:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori