Berisha: Mjedis te sigurte per investimet e huaja
Albeu.com
Qeveria shqiptare do bëjë çdo përpjekje për një mjedis të sigurt për projektet e huaja në Shqipëri. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Sali Berisha në një takim me investitorë të huaj në Shqipëri theksoi se në vendin tonë ata do gjejnë edhe tregun më të mirë të punës."Ne do bëjmë çdo përpjekje për një mjedis të lehtë e të sigurt pëe investimet e huaj. Sot për investitorët e huaj Shqipëria ka barrën fiskale më të ulët në Evropë. Jëmi të vendosur që edhe më tej të ecim me uljen e saj", u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka potenciale europiane për bizneset botërore. "Shqipëria ka potenciale në sektorin e energjitikës nga më të mëdhatë. Shqipëria ka nënshkaur mbi 200 kontrata për HEC-et", saktësoi ai.
Berisha nënvizoi se Shqipëria është e pasur me krom, bakër, qymyr dhe nikel. "Prodhimi i kromit po njeh rritje të pandërprerë", shtoi ai.
Kreu i qeverisë tha se pasuritë më të mëdha të Shqipërisë qendrojnë tek punëtori shqiptar, i vendosur të ndërtojë një jetë më të mirë. "Ky është tregu më i shkëlqyer i punës në gjithë Kontinentin Europian", theksoi kryeministri.
Shtuar më 11/05/2010, ora 11:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori