Berisha mesazh tjetër për Ramën: Jemi të gatshëm për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër mesazh nga cadra e protestës për kryeministrin Edi Rama, duke iu përgjigjur me paralelizmin qe ky i fundit beri me Gjermaninë.

Berisha thotë se Angela Merkel nuk ka futur ne Parlament trafikante dhe kriminele dhe nëse Gjermania do bëjë zgjedhje, i ka të sigurta.

“Edi Rama ke djegur çdo shans …shansi yt i vetëm është të krijohet qeveri teknike, dhe jo vetëm qeveri teknike, qeveri teknike e cila do të përcaktojë të gjitha kushtet që këto vajza dhe djem dhe këta qytetarë i gjykojnë të domosdoshme për vullnetin e tyre të lirë.

Edi Rama, duhet të dëgjosh mirë zërin e cadrës sepse cadra përfaqëson të ardhmen, atë që po lind, kurse ti përfaqëson të shkuarën më të zezë të shqiptarëve. PD, cadrën dhe opozitën sot e udhëheq një udhëheqës i ri, i cili do këtu të ndërtojë një vend me vlera të vërteta evropiane, ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve, skulptorin kriminel që firmoste për varjen e Avzi Nelës dhe pushkatimin e qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, edhe në gushtin e vitit 88”, tha Berisha i cili nenvizoi se PD dhe opozita “jemi të gatshëm për cdo sakrificë që të votojmë të lirë dhe me dinjitet”./Albeu.com/

Shtuar më 22/03/2017, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori