Kryeministri Sali
Berisha takoi sot disa të rinj të Forumit Rinor Europian. Gjatë fjalës së tij
Berisha theksoi se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit në terësi ka pësuar
zhvillime si asnjë
rajon tjetër dhe formula e këtij transformimi pozitiv është ideali për t`iu bashkangjitur familjes
europiane.
“Jeni brezi i ri , e ardhmja. As unë nuk kam mundyur ta njoh Europën e luftrave, por sesi ishte ajo Europë ju do mund ta kuptoni duke parë Ballkanin 10 vjet më përpara. Në një kohë kur BE gëzonte stabilitet dhe paqe ky
rajon po përballej me probleme të tmerrshme etnike. Nuk ka asnjë
rajon që ka ndryshuar aq shumë sa ky i Ballkanit. Si ndodhi kjo? Vlerat ideale
europiane janë forca që na shtyn drejt të ardhmes, këto ideale udhëheqin vendin tonë, vendet tona drejt BE. Gjithmonë do flasim për një Europë të re, kërkon përpjekje të mëdha për të ecur përpara. Në Ballkan forca e vërtet shtytëse ishte ideali për të shkuar drejt BE, ndaj ne kemi ndryshuar kaq shumë dhe kjo po funksion. Këto vende po punojnë shumë për të arritur standartet, ka gabime dhe probleme, madje të pashmangshme. Një nga këto ishte themelimi i euros, nuk ishte gabim ideja e një monedhe të përbashkët por themelet e saj duhet të ishin më të forta, të implementuara më. Europa është në krizë , por kjo s`është një krizë e Europës, por një thirrje ndaj saj për të marrë masa të reja. Shumë praktika u diktuan nga perdja e hekurt dhe tani duhet të ndryshohen, duhet të jemi liberal ndaj tregut, ka nevojë për më shumë liri. Nuk është e lehtë për shoqëritë të kuptojnë që disa sakrifica janë të nevojshme, që ajo flluskë e madhe që është krijuar në ekonomi duhet të largohet” u shpreh ai.
Berisha ka akuzuar edhe opozitën se ka bere vazhdimisht bllokime lidhur me integrimin dhe reformat.
"Ne po vendosim nje sistem fiskal 8 vite pa taksa per ata qe investojne ne male,
Shqiperia eshte vend me nje shans shume te madh, nje lloj Norvegjie ne Ballkan, ka per te ndertuar 443 hidrocentrale dhe nje nga arritjet me te medha te jetes sime ka qene gara per ndertimin e HEC-eve”- tha
Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2012,
ora 11:37