Krim horror, e ka cilësuar ish-kryeministri Sali
Berisha masakrimin e dy të moshuarave në qytetin e Durrësit. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, deputeti demokrat shprehet se me qeverinë Rama-Meta nuk do të ketë
rend dhe
siguri.
"Dy gra, zonja te moshuara, masakrohen barbarisht ne banesen e tyre ne Durres.
Te dashur miq, nje
krim horror ka ndodhur mbreme ne qytetin e Durresit. Dy zonja te moshuara jane lidhur dhe mbytur barbarisht gjate nates ne banesen e tyre. Ky eshte nje
krim monstruoz qe ka tronditur Durresin dhe mbare Shqiperine, deshmia e radhes e revanshit te papermbajtur te krimit mbi rendin dhe sigurine e qytetareve, ne zemer te qyteteve tona dhe ne mbare vendin. Kjo ngjarje mizore eshte nje aktakuze tjeter ndaj byrazerit te krimit, Edvin Kristaq Rames dhe zedhenesit te tij per rendin Tahiri, qe me lidhjet e tyre jane mbrojtje dhe inkurajim i madh per mafien dhe krimin qe vetem dy ditet e fundit kane goditur me te gjitha mjetet; tritol, kallashnikov, çekic, litar, ne Vlore, Tirane, Durres e kudo.Me
qeverine Rama - Meta nuk ka dhe nuk do kete
rend dhe
siguri."
Duke denuar këtë
krim makaber,
Berisha denoi
qeverine Rama - Meta, lidhjet e tyre me bandat si edhe cinizmin e tyre te zevendesimit te mungeses se rendit dhe te sigurise me suksese imagjinare dhe statistika fallco te kriminalitetit. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014,
ora 15:32