Kryeministri Berisha nė kuadėr tė pjesėmarrjes sė tij nė Internacionalen e Demokratėve tė Qendrės qė po zhvillohet nė kryeqytetin e Italisė, Romė, me ftesė tė kryeministrit italian Mario Monti mori pjesė nė njė drekė tė shtruar nė ambientet e Vila Pamphili pėr nder tė
kryeministrave tė Shqipėrisė, Spanjės, Irlandės, Hungarisė dhe Greqisė, tė cilėt marrin pjesė nė punimet e Internacionales.
Dreka u parapri nga njė takim i
kryeministrave, ku mori pjesė dhe Presidenti i Internacionales sė Demokratėve tė Qendrės dhe njėherėsh organizatori i kėtij aktiviteti zoti Per Ferdinando Casini.
Kryeministri Berisha bisedoi me homologėt e tij dhe ndau mendime nė lidhje me zhvillimet politike dhe
ekonomike nė Shqipėri, krizėn
ekonomike nė Evropė dhe rrugėt e daljes prej saj.
Kryeministri informoi bashkėbiseduesit nė lidhje me reformat e ndėrmarra nga qeveria e tij nė fushėn politike,
ekonomike e sociale duke theksuar pėrpjekjet pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė lėna nga Komisioni Evropian nė kuadėr tė marrjes sė statusit tė vendit anėtar nė BE.
Gjatė drekės dhe bisedave tė zhvilluara
kryeministri Berisha i siguroi homologėt e tij pėr vullnetin e palėkundur dhe angazhimin e plotė tė tij dhe tė qeverisė pėr tė pėrmbushur tė gjitha prioritetet e vėna nga Bashkimi Evropian dhe duke nėnvizuar se ky integrim duhet tė jetė i bazuar nė meritė, pėrmbushja e kėtyre prioriteteve ėshtė rruga mė e mirė pėr konsolidimin e demokracisė, lirive dhe tė drejtave tė njeriut, tregut dhe prosperitetit ekonomik tė Shqipėrisė. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012,
ora 17:19