Berisha me grip, shtyhet mbledhja e qeverise
Albeu.com
Është shtyrë mbledhja e qeverësisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme. Sipas informacioneve më të fundit shtyrja e mbledhjes së qeverisë është bërë pasi kryeministri Sali Berisha është i sëmurë me grip që prej dy ditësh.Mësohet se kryeministri Berisha është vizituar nga mjekët dhe po merr mjekime në shtëpi për një përmirësim të shëndetit të tij.

Në fakt mungesa e kryeministri Berisha në daljet publike u vu re që prej fillimit të javës ku shefi i qeverisë nuk mori pjesë në seancën maratonë të Kuvendit ku u miratuan edhe ndryshimet në buxhetin për vitin 2010.
Shtuar më 21/07/2010, ora 12:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori