Berisha: Me 28 prill aplikimi per BE
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e kabinetit te tij te zhvilluar sot ka konfirmuar vendimin e qeverise per te paraqitur me 28 prill kerkesen per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE.Gjate fjales se tij, Berisha ka theksuar se vendimi ne fjale nuk eshte i njeanshem, por i bashkerenduar me vendet anetare dhe strukturat e Bashkimit Evropian.

“Me 28 prill do te paraqesim kerkesen per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Ky vendim i yni nuk vjen si nje vendim i njeanshem, por vjen si nje vendim plotesisht i bashkerenduar me vendin kryesues te BE dhe me Komisionin Evropian. Ky vendim eshte nje veprim i konsultuar, sikunder kishim deklaruar me pare”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka bere te ditur se per te marre kete vendim qeveria e tij eshte konsultuar me vendet anetare, te cilave u ka dhene garancine per kryerjen e reformave. Sipas kryeministrit, integrimi i Shqiperise ne BE eshte nje proces i pandalshem.

“Duhet t’u bejme te ditur qytetareve shqiptare se gjate ketyre muajve jane zhvilluar negociata intensive me kancelarite e vendeve anetare. Pikepamja e qeverise shqiptare, se per vendin tone procesi i anetaresimit ne BE eshte i pandalshem ka gjetur mbeshtetje”, ka nenvizuar Berisha.

Ai ka shtuar me tej se ky proces do te bazohet tek plotesimi i reformave dhe kerkesave qe rrjedhin nga marreveshja Interim.

“Ky proces duhet te bazohet tek reformat, tek eficenca e tyre dhe tek funksionimi i demokracise. Kerkesa do te paraqitet pasi te jene plotesuar kerkesat dhe detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja Interim”, ka shtuar Berisha.
Shtuar më 26/04/2009, ora 23:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori