Berisha mbështet transportuesit: Transporti, promotor zhvillimi
Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të shoqatës së Transportuesve në Durrës, kryeministri Berisha u shpreh se gjatë qeverisjes së tij ky sektor është shndërruar në një promotor zhvillimi, por edhe qeveria ka bërë shumë përpjekje për kushte më të mira.

“Ne sot lidhemi me një rrjet rrugor jo të përsosur, por të pakrahasueshme me atë të pak viteve më parë, kemi një port me kapacitete krejtësisht të tjera, shërbime të tjera. Theksoj se këto ritme të mëdha të rritjes për transportin janë për ju një sfidë e madhe, e rëndësishme për ekonominë dhe vendin”- tha ai, duke pyetur ata për shqetësimet dhe kërkesat që kanë.

Sipas tij, qeveria është e vendosur për mbështetjen e tyre, brenda të gjitha mundësive të saj.

Perfaqesues te shoqates kane ngritur shqetesimin e taksave, me menyre te vecante me Italine, per te cilat kane thene se jane prej viteve ’90 dhe megjithe nderhyrjet apo perpjekjet e bera nuk kane gjetur zgjidhje. Tjeter problem ka qene tarifa e parkimit ne Doganen e re te ndertuar, sipas tyre e shtrenjte. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori