Berisha mbështet sulmet mbi Libinë
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha, përshëndet vendimin e koalicionit Ndërkombëtar për fillimin e operacioneve ushtarake ajrore, në mbështetje të rezolutës 1973, të Këshillit të Sigurimit dhe kërkesës së Lidhjes Arabe për të mbrojtur civilët libianë ndaj sulmeve të regjimitGedafit, që kanë shkatuar qindra viktima.


“Këto operacione, në zbatim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare, janë plotësisht legale dhe legjitime dhe kanë si qëllim kryesor mbrojtjen nga sulmet e egra të regjimitGedafit të jetës së qytetarëve libian, lirive dhe të drejtave universale që ata meritojnë, mundësisë për të përcaktuar, me vullnetin e lirë, fatin e tyre.


Këto veprime janë një kontribut historik për liritë, të drejtat, dinjitetin e kombit arab që u ngrit fuqishëm dhe në një hark kohor të shkurtër përmbysi në Tunizi dhe Egjipt, dy regjime që qëndruan dekada në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e popullit të tyre.
Ne shqiptarët, në 20 vjetorin e shëmbjes së Benalive dhe Gedafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysëm shekulli, mirëkuptojnë më shumë se të tjerët, aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojnë lart çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij”.


Më tej, kryeministri në fjalën e tij thekson se Shqipëria mbetet e gatshme t`i ofroj lehtësitë e nevojshme koalicionit ndërkombëtar në misionin e tij shumë të rëndësishëm për lirinë, paqen, stabilitetin në Mesdhe.
Shtuar më 20/03/2011, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori