Berisha mbështet pavarësinë e Malit të Zi
Albeu.com
Shqipëria do ta respektojë çdo rezultat që do të dalë nga vullneti i popullit në Mal të Zi gjatë referendumit të ardhshëm, por një Mal i Zi i pavarur do të japë më shumë garanci për të drejtat e shqiptarëve në këtë vend, deklaroi kryeministri shqiptar Sali Berisha."Referedumi është në interes të madh për shqiptarët në Mal të Zi dhe jam i bindur se të drejtat dhe prosperiteti i shqiptarëve, me statusin e caktuar nga shumica, do të jenë shumë më të sigurta", deklaroi Berisha pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhat Dinosha. Tirana është e gatshme që me një Mal të Zi të pavarur të zhvillojë marrëdhënie miqësore dhe të intensifikojë bashkëpunimin, si dhe të punojë në projekte të përbashkëta rajonale, shtoi Berisha. Lideri i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Dinosha, pranoi se në Tiranë ka ardhur për të marrë këshilla rreth referendumit të ardhshëm malazez. Ai shtoi se shqiptarët në Mal të Zi do ta kenë parasysh porosinë e Tiranës. Para dy javëve, liderët e partive shqiptare në Mal të Zi, njoftuan se ata do të japin votën e tyre për pavarësinë e Malit të Zi. rtk
Shtuar më 06/04/2006, ora 15:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori