Mozzik në Gjermani, të gjitha faktet që thonë se po bashkohet me Loredanën (FOTO LAJM)

Të gjithë janë gjithë sy e veshë sot, në ditëlindjen e Mozzik, nëse Loredana do të bëjë ndonjë urim për reperin apo jo.

Reperja ka qenë tepër aktive në Instastory, sikur ta dijë që të gjithë presim urimin e saj, dhe ja në mesin e postimeve shohim një video që na kujton reperin dhe kohën kur të dy ishin bashkë.

Loredana publikoi një video në Instagram, në të cilën u shfaq pranë veturës Mercedes Benz G63 AMG, e njëjtë me atë që Mozzik e ka blerë vitin e kaluar.

Postimi i saj i dyshimtë vjen pas zërave se dyshja mund të jetë ribashkuar. Pak ditë më parë fansat e tyre ndanë një video, në të cilën Loredana dhe Mozzik shiheshin duke bërë pazar bashkë në një qendër tregtare.

Ata mund të bashkohen për shkak të vajzës së tyre, por si ka mundësi që po e kalonin kohën vetëm në një qendër pa Hanën?

Së fundmi reperët kanë publikuar në profilet e tyre në Instagram nga një video ku shfaqen me të njëjtën bluzë të dy.

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Mozzik refuzoi të përgjigjej nëse ka një mundësi rikthimi me Loredanën, duke ngrënë një nga ushqimet e sfidës “Ndaje ose haje”.

Më herët reperi e kishte refuzuar në mënyrë kategorike bashkimin me Loredanën, por heshtja e tij së fundmi tregon se gjërat mes tyre mund të kenë ndryshuar.


Shtuar 29.09.2020 10:37