Berisha-Marshall: Politika konsensus per te luftuar korrupsionin
Albeu.com
Korrupsioni kërkon konsensus dhe liderët politikë në Shqipëri duhet të gjejnë mënyrën për të gjetur një konsensus për antikorrupsionin. Kjo ka qenë deklarata e Mikos Marshall, Drejtori i Transparency International për Evropën e Azinë Qendrore në një konferencë me kryeministrin Sali Berisha.
Ai nënvizoi se udhëheqja politike në Shqipëri duhet të jetë e angazhuar ndaj reformave. Marshall pohoi se Shqipëria ka bërë hapa përprara në luftën ndaj korrupsionit. Ai deklaroi se shqiptarët presin me padurim të hyjnë në BE. "E ndjej këtë frymë për t'iu bashkuar BE-së dhe unë jam shumë i impresionuar nga kjo forcë për të ecur përpara. Ky vend është në rritje pavarësisht nga konfliktet. Por korrupsioni vijon të mbetet ende një çështje serioze", theksoi Marshall.
Marshall shtoi se qeveria shqiptare ka qenë partnere konstruktive e TI. Drejtori i Transparency International për Evropën e Azinë Qendrore tha se politika ekonomike janë shumë të rëndësishme dhe Shqipëria është e mbarë në ekonomi.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha deklaroi se rezultatet e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit janë konkrete dhe të prekshme.
Ai nënvizoi se korrupsioni është një defekt gjenetik që ka ekzistuar në të gjitha kohërat. Sipas tij është bërë një transformim i doganave dge tatimeve, po ashtu është shënuar edhe një ulje e madhe taksash.
Shtuar më 12/05/2010, ora 10:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori