Berisha marreveshje me Ceken dhe Staroven
Albeu.com
Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekës do të dalë në zgjedhje së bashku me Partinë Demokratike. Marrëveshje është firmosur para pak momentesh nga kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PAD-së, Neritan Ceka.Gjatë firmosjes, kreu i PD-së, Berisha tha se ky është një moment i rëndësishëm marrëveshja me Cekën, pasi siç theksoi ai “na bashkojnë vlerat programore”.

“Është një marrëveshje e përsosur koalicioni”-vlerësoi Berisha. Ndërsa kryetari i PAD-së, Ceka tha se “këto 19-vite kemi qenë bashkë”. Ndërkohë, por sot PD ka nënshkruar marrëveshje për koalicion zgjedhor edhe me Partinë e Arian Starovës, Bashkimi Liberal Demokrat.
Shtuar më 15/04/2009, ora 21:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori