Berisha: Makinat me kallashë dhe tritol ishin tek "Tajvani"
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha, gjatë dëshmisë së tij në komisionin parlamentar të 21 janarit, ka përsëritur akuzat ndaj lidershipit të opozitës për atë që ai e quan grusht shteti. Sipas tij, protesta e 21 janarit ishte një grusht shteti i paralajmëruar nga vetë lidershipi i opozitës, që sipas tij është përfshirë nga një frymë fondamentaliste.

“Puci i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm. Ishte një grusht shteti që u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, Rama-Ruci-Gjinushi. Ishte një grusht shteti që u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem, duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë e më negative të PS”, ka pohuar Berisha.

Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tomë Doshi, etj.

“Deputetë kryesore të kësaj partie urdhëronin me telefon nga lokalet e Fidelit: përpara, ecni, mos kini frikë, të shtënat janë me fishekë manovre dhe ju do fitoni. Gjenerali tjetër pyeste tu çojnë tani kallashët apo më vonë. Tek Tajvani një makinë e veçantë ishte e mbushur me tritol, kallape 400 gramshe të cilat ju shpërndanë terroristëve dhe ata i hodhën kundër gardës dhe policëve të shtetit. Makinat me kallashnikovë ishin afër. Edi Rama qëndronte në krye të komandës dhe nëse ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë nga puçistët, i sigurtë në disfatën i sugjeron që të largohemi se humbë, kryepuçisti i thotë në asnjë mënyrë, të vazhdojë beteja. Ai ëndërronte dhe besonte se me ata banditë, njerëz të hurit dhe lirarit mund të vinte në zyrën e kryeministrit”, u shpreh Berisha.
Shtuar më 31/01/2011, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori