Kryeministri Sali
Berisha gjatë një vizite që zhvilloi të shtunen në Jug të vendit u ndal në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i 14
majit, në Qafën e Vishës, në afërsi të Himarës, duke vendosur buqeta me
lule në nderim të 13 viktimave.
Pasditen e 14
majit, një autobus me studentë të universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", që po udhëtonin drejt Sarandës për një ekspeditë mësimore, u rrëzua në greminë, ku si pasojë humbën jetën 13 persona, kryesisht
studente, ndërsa u plagosën mbi 30 të tjerë. Kreu i Qeverisë, i shoqëruar nga drejtues lokalë të Bashkisë së Himarës, më pas u largua në drejtim të qytetit të Vlorës. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012,
ora 18:24