Berisha lobon për Kosovën me zyrtarët kinez
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, ka zhvilluar takime me zyrtarë kinez, ku në qendër të bisedave ka qenë njohja e Pavarësisë së Kosovës.Në takimin me kreun e marrëdhënieve me jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Wang Jiarui, Berisha shprehu vlerësimin e lartë që do të kishte rishqyrtimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Kinës. Më tej kryeministri Berisha tha se tek Shqipëria, Kina ka një vend mik dhe me Kosovën e pavarur do ta ketë një vend tjetër mik.

Kina e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa i ka ofruar mbështetje Serbisë në këtë drejtim. Shkak për kundërshti, vjen pasi Kina ka probleme me territoret e saj, si Tibeti që kërkon pavarësi nga vendi komunist.
Shtuar më 08/08/2008, ora 17:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori